Quality Kosova

“Quality Kosova” është themeluar dhe drejtohet nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe e pranuar me të drejta të plota si anëtare e Organizatës Evropiane për Cilësi (Europian Organization for Quality).
Quality Kosova funksionon që nga viti 2006 dhe është asociacion që merret me çështjen e kualitetit, standardeve, certifikimeve dhe konfirmimit. Promovon cilësinë në Kosovë, në bazë të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, merret me certifikimin e sistemeve e produkteve, si ISO 9001 e të tjerë.
Dmth “Quality Kosova” , Kosovës i mundësohet të marrë pjesë në shumë forume dhe organizata të tjera ndërkombëtare të cilësisë.
Ndërkohë, me iniciativën dhe angazhimin Presidentit të UBT-së, dr. Hajrizit janë themeluar dhe zhvilluar institucione të tjera simotra, përveç Asociacionit Kosovar për Menaxhim: Quality Kosova ka themeluar edhe Kosova Association for Control Automation and Systems Engineering (KA-CASE), të cilat përfaqësojnë Republikë e Kosovës në Asociacione ndërkombëtare shkencore dhe profesionale.




