Projektetet Zhvillimore

ARSYESHMERIA E FUTJES SE BRENDIT “QUALITY KOSOVA “ TEK PRODUKTET KOSOVARE

 

Qëllimi i   projektit është të eksplorojë  mundësin e krijimit të brendit të kualitetit që do ti ndihmonte prodhuesit vendor që të ngrisin besueshmërinë, cilësinë, prodhimin dhe shitjen, tregjet e reja për  produktet  kosovare. Përms këtij projekti është hulumtuar mundësia e krijimit të  një brend që do të përfaqëson kualitetin e produkteve kosovare.

 

UBT në ketë hulumtim ka përfshire një numër të madh të kompanive prodhuese dhe gjithashtu ka përfshire një numër të madh të konsumatoreve. Përmes  brenditë të cilësisë do të jetë e mundur të zvogëlohet  importi i produkteve  që prodhon kosova apo ka kapacitete për të prodhuar duke rrit konkurueshmerin vendore por edhe në aspektin e eksportit, me rritje e cilësisë do të ndikohet që brendet kosovare të jenë të akceptueshme edhe në rajon dhe në tregun global.

Përmes brendit të cilësisë tendenca është që të rriten paramentran në vijim:

  • Besueshmeria
  • Shitja
  • Të ardhurat e kompanive
  • Investimet

Krijimi i këtij brendi do te ndikoj gjithashtu edhe në depërtimin më të mirë në tregun e unionit evropian sepse UE e përkrahe produktin që ka origjine të caktuar dhe është prodhuar konform standardeve të UE  që është edhe tendence e jona të arrimë me brendin për cilësi të produkteve kosovare.

 

 

TEMPUS

 

                       

 

UBT eshte pjese e Projektit TEMPUS qe ka te beje me :

“Mbeshtejten dhe zhvillimin e struktures per zyren e Sigurimit te Cilesis ne Institucionet e Arsimit te Larte Privat”

Permes projektit do te vizitohen dhe do te krijohen bashkepunime me universitetet:

  • University of  Salzburg, Austria
  • University College Cork, Ireland
  • University POLITEHNICA from Bucharest, Romania

 

 

ZONAT EKONOMIKE

 

                                       

 

UBT ka realizuar projektin për Zonat Ekonomike ne bashkëpunim me Agjencionin për mbështetje të NVM –AMNMV një studim gjithëpërfshirës për përcaktimin e modaliteteve të menaxhimit të Zonave Ekonomike në Kosovë, gjegjësisht për dizajnimin e një programi për menaxhimin e ZE ne Kosove.

 

Zonat Ekonomike janë një realitet i ri në Kosovë në kontestin e ekonomisë së tregut dhe si të tilla në një periudhë jo të largët do të bëhen bartës kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe industrializimit të vendit. Që këto ZE ta arrijnë këtë mision varen shumë për të mos thënë ekskluzivisht nga mënyra e menaxhimit të tyre e këto forma përfundimisht do të duhej të rezultojnë si produkt kryesor nga ky studim.

 

"Programi të menaxhimit të ZE në Kosovë" nuk nënkupton thjesht një studim po përmes një kombinimi të analizës teorike, hulumtimimeve dhe krahasimeve, diskutimit të materies me gjithë akterët e interesit, shkëmbimit praktik të përvojave përmes vizitave studimore në vende të ndryshme dhe ofrimit të një biznes plani për kompaninë e ardhshme menaxhuese çfarëdo qoftë forma ligjore e saj, të trasoje rrugën që duhet ndjekur institucionet përgjegjëse për menaxhimin e ZE në Kosovë.

Projekti ka përfshire:

  • Draft koncepti (Hulumtim) mbi menaxhimin e ZE ne:
  • Vizita studimore 5 diteshe jashtë Kosovës
  • Hartimi i biznesplanit tre vjeçar për kompaninë menxhuese model te menaxhimit te ZE ne Kosove
  • Rekapitulimi dhe Fizibiliteti

 

 

 

PËRCEPTIMI I INVESTITORËVË TË HUAJ MBI KLIMËN E BIZNESIT NË KOSOVË

 

UBT ka zhvilluar projektin për “ Përceptimi i investitorëve të huaj mbi klimën e biznesit në Kosovë”,  hulumtim ky i iniciuar nga AMNMV dhe qëllimet kryesore të projektit janë:

  • Të vlerësoj gjendjen e bizneseve të huaja në vend,
  • Të bëjë një pyetësor me 500 investitorë ekzistues të huaj në Kosovë me qëllim që të kuptohet përceptimi i tyre mbi klimën e biznesit në vend,
  • Të ofrojnë një analizë të hollësishme për investimet e huaja direket në vend, që mbulon periudhën 1999-2010,

Kjo analize do te rezultojë me  disa elemente:

  • Të zhvillohen dhjetë raste studimi/storie të suksesit për investitorët e huaj ekzistues ne Kosovë.
  • Sektori Bankar, Sektori i Sigurimeve, Sektori i Energjisë dhe Minierave, Sektori i Bujqësisë, Sektori i Telekomunikacionit, Sektori i Prodhimit Industrial, Sektori i Shërbimeve, etj
  • Publikimi i një doracaku me rastet e suksesshme te investimeve te huaja ne Kosovë.

Përpilimi i raportit i cili përmban te gjithë faktorët relevant qe kane ndikuar ne , duke involvuar eksperte vendore dhe ndërkombëtar

  • Arsyet e investimit
  • Penetrimi në tregun vendor
  • Përparësitë dhe pengesat për investim
  • Mënyra e organizimit të tyre,
  • Burimet e financimit,
  • Fushat që mbulojnë,
  • Shërbimet që ofrojnë, etj

REKAPITULLIMI DHE FIZIBILITETI

 

Pas një pune shume profesionale qe ka bere ne këtë projekt,  ne te cilën UBT ka qene e parapare te jete aktivisht e involvuar, është  përmbyllur me një raport qe është shume  profesionalisht  i hartuar nga ekspertet qe do te shfrytëzojnë përvojat e tyre me te mira, përvojat e fituara nga studimi , përvojat nga workshopet, përvojat nga intervistat dhe gjithashtu duke shfrytëzuar potencialin profesional qe ka UBT.

 

Raporti " Perceptimi i investitorëve të huaj mbi klimën e biznesit në Kosovë. " do te jetë një udhërrëfyes drejt zhvillimit Ekonomike te Kosovës dhe do te jap një pasqyre për një qasje praktike te investitorëve te huaj drejt Kosovës.

Lajme