• Home
  • Hulumtime dhe Zhvillime

Hulumtime dhe Zhvillime

UBT ka dhe vazhdon te implementoj një strategji të integruar të zhvillimit të tij si institucion me konkurrencë ndërkombëtare dhe intensitet hulumtues. UBT është i përkushtuar ndaj transferimit të njohurisë dhe ofrimit të arsimit në shkallë botërore për studentët më të talentuar nga të gjitha fushat (shih dokumentin e veçantë të Strategjisë së Hulumtimeve).
Kjo strategji e hulumtimit synon të krijojë ekipe profesionle dhe mjedisin fizik, që do t’i mundësojë UBT të sendërtohet mbi fuqitë ekzistuese dhe të ndërtojë një profil ndërkombëtar, në bazë të hulumtimeve më bashkëkohore në shkallë botërore.
Me synim të realizimit efektiv të Strategjisë së Hulumtimit, UBT-ja do të vazhdojë të punojë me partnerët e tij, si dhe do të ndërtojë partneritete të tjera strategjike me universitetet tjera në Kosovë dhe jashtë saj, për të ndihmuar në përmbushjen e kësaj ambicieje.

Lajme